Asnjë palë e interesuar e ndershme nuk denoncon pasi i druhet hakmarrjes të një kuçedre të paprekshme korrupsioni si Rovena, ndërsa abuzuesve ju intereson kjo situatë për të cilën ndoshta dhe kanë paguar.
Prej 7 muajsh faqja e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale http://dppi.gov.al/ nuk përditësohet dhe kuçedra e koncesioneve Rovena Beqiraj, aktualisht drejtore e përgjithshme e këtij institucioni vazhdon karrierën e saj të korrupsionit e pashqetësuar këtë herë në kurriz të pronarëve të patentave, markave dhe dizenjive industriale.
Teksa faqja e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale është inaktive asnjë aplikant nuk e ka të mundur të shohë statusin e aplikimit te tij.
Gjithashtu pronarët dhe aplikantët e patentave,markave dhe disenjot industriale përveçse nuk mund te shohin statusin e tyre nuk mund të shohin edhe statusin dhe publikimet e shpallura nga kjo drejtori për objektet e pronësisë industriale që bien ndesh me interesat e tyre te pronësisë.
Sipas ligjit një objekt i pronësisë industriale publikohet për 3 muaj dhe brenda këtij afati ke të drejtë ta kundërshtosh.
Nëse kalon ky afat objekti i pronësisë industriale regjistrohet dhe pas mbetet të shkosh në gjykatë ku duhen harxhuar miliona, kohë dhe duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm imazhi dhe ekonomik palës të dëmtuar.
E vetmja mënyrë për të marrë këtë informacion mbetet të shkosh në zyrat e DPPI ku dhe aty nëse nuk njeh njeri për të paguar ryshfetin të drejtoresha nuk merr asgjë.
Kjo situatë është e qëllimshme pasi krijon të gjithë hapësirën për abuzime në shkelje flagrante të ligjit nga kjo drejtori, korrupsion dhe deformim të tregut.
Asnjë palë e interesuar e ndershme nuk denoncon pasi i druhet hakmarrjes të një kuçedre të paprekshme korrupsioni si Rovena, ndërsa abuzuesve ju intereson kjo situatë për të cilën ndoshta dhe kanë paguar.
Lini një Përgjigje