TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2023, 10:45

Kërcënimet e prokurorëve nga bandat, KLP mbledh kreun e SPAK, ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Policisë

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënimet e prokurorëve nga bandat, KLP mbledh kreun e SPAK,
Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Kërcënimet e prokurorëve nga bandat e krimit kanë alarmuar drejtesit e polisicë, SPAK dhe Ministrinë e Brendshme.

Sipas TCH, Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sot në orën 11:00 pas kërcënimit të jetës së prokurores Doloresa Musabelliu, e cila është marrë në mbrojtje nga SPAK.

Vendim i Këshillit të Ministrave numër 114, thotë se në rast të rrezikimit të jetës së prokurorit, komisioni i KLP mblidhet për të vendosur ruajtjen e posaçme të tij. Kjo ruajtje duhet kërkuar me shkrim nga magjistrati, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ose Drejtuesi i Prokurorisë.

Në takim janë thirrur edhe kreu i SPAK Altin Dumani, ministri Taulant Balla, kreu i gardës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe prokurorin Kreshnik Ajazi.

Ju rikujtojmë se ditën e sotme ish-prokurorja e Lushnjes Merita Selimi është marrë në mbrojtje nga policia pasi dyshohet se ka qenë në shënjestër për t’u vrarë nga grupi i Laert Haxhiut.

Merita Selimi do të shoqërohet nga efektivë të Policisë së Shtetit kudo që të jetë në lëvizje.

Emri i ish-prokurores së Lushnjes doli nga dëshmia e Artan Tafanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që zbuloi grupin e Laert Haxhiut dhe zbardhi 6 vrasje të kryera nga ky grup.

Sipas dëshmisë së tij para hetuesve, Laert Haxhiu kërkonte të vriste Merita Selimin pasi kishte hetuar atë dhe bashkëpunëtorë të tij për një vrasje.

Ish-prokurorja e Lushnjes u skualifikua nga vettingu.

Policia e Shtetit gjithashtu ka ka marrë në ruajtje prokuroren e SPAK, Doloresa Musabelliu, menjëherë mbasi i penduari Artan Tafani rrëfeu se si kreu i grupit Laert Haxhiu, kishte planifikuar eleminimin e saj apo të një të afërmi.

Prokurorja e dosjeve të forta në SPAK, më e fundit ajo e masakrës së urës Vajgurore ishte vënë në shënjestrën e të fortëve të Lushnjës, mbasi kërkoi burgim të përjetshëm për dy miqtë e Haxhiut, Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshin.

Mbrojtja e prokurores Musabelliu, iu kërkua policisë nga kreu i SPAK, Altin Dumani. 

Një Vendim i Këshillit të Ministrave numër 114, thotë se në rast të rrezikimit të jetës së prokurorit, komisioni i KLP mblidhet për të vendosur ruajtjen e posaçme të tij. Por kjo ruajtje duhet kërkuar me shkrim nga magjistrati, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ose Drejtuesi i Prokurorisë.

 

këshilli i lartë i prokurorisë spak

Lini një Përgjigje