
Analisti Skënder Minxhozi duke folur për zgjedhjen si eurodeputet të Fredi Belerit, deklaroi se Greqisë, ai do t’i duhej më shumë në burg se sa në Parlamentin Europian.
Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi shtoi se Beleri nuk u zgjodh për meritë, por si çështje inati pasi, sipas tij, Beleri u zgjodh me votat e pjesës më radikale të Greqisë.
“E vërtetë është që mendoj që është fryrë më shumë seç duhet, por ka filluar të ç fryhet. Zgjedhja e Belerit nuk erdhi për merita, por erdhi si reagim inatçor dhe emotiv i një shteti, i një partie politike në këtë rast. Unë mendoj që Beleri është votuar me votat e pjesës më radikale të të djathtës greke dhe kjo është prodhuar më së shumti nga dy aspekte, nga saga juridike e Belerit që mori rezonancë të madhe në opinionin publik grek dhe sidomos nga ikursioni i Ramës, në mes të fushatës në Athinë, që bëri atë që bëri.
Unë nuk e konsideroj kalkulim të gauar. Nuk mendoj se Rama ka humbur diçka. Nuk mendoj se Rama ka humbur në Evropë. Aleatja më e madhe strategjike e Ramës ka fituar rol kyç shumë të rëndësishëm. Ajo është diga e vërtetë që ndan sot të moderuarit dhe pro europianët me të djathtën ekstreme, që është Meloni. Mendoj që Greqisë, Beleri do t’i duhej shumë më tepër në burgun e Rrogozhinës se sa në Parlamentin e Strasburgut. Mendoj se Greqia nuk ka çuar në Strasburg dikë që e nderon", tha ai.
Lini një Përgjigje