
Juristi Kreshnik Spahiu duke analizuar zgjedhjet në parlamentin Evropian, ku forcat politike europiane të djathta performuan fuqishëm në zgjedhjet europiane.
Në një intervistë për “Report Tv”, juristi Spahiu komentoi edhe zgjedhjen e Fredi Beleri si eurodeputet me partinë e Mitsotakis, nga ku i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shpallë zgjedhjet e parakohshme. Kjo pasi sipas tij, tani më me zgjedhjen si eurodeputet, Beleri është në konflikt interesi.
“Ka dy momente në një moment që lidhet me mandatin dhe lirinë e Belerit. I bën thirrje Begajt të shpallë urgjentisht zgjedhjet e parakohshme në Himarë, si një detyrim kushtetues që rrjedh nga ligji për bashkëqeverisjen vendore, sepse Fredi Beleri është në konflikt interesi dhe nuk mund të jetë i zgjedhur në dy organe njëkohësisht. Nëse kryetari i bashkisë kandidon për një organ tjetër atëherë shpallen zgjedhje të parakohshme. Nuk mund të jetë Rama edhe kryeministër i Shqipërisë edhe eurodeputet. Ai është një vend vakant tani. Duhet ta kishte shpallur që kur ishte në lista. Si do ta ushtrojë profesionin ai?! Para shtatorit Fredi Beleri do të jetë i lirë, unë nuk i dëshiroj të keqen askujt, por lexoj ligjin.
Gjykata e Apelit nuk mund të rrisë vendimin për Belerin. Mendoj se vendimi për Belerin do të jetë brenda qershorit. Fredi Beleri do të jetë qytetar i lirë të shkojë në PE”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje