TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2024, 18:40

Kreshnik Spahiu: Himara s’është luftë Rama-Berisha, por betejë për kontrollin e bregdetit nga Tirana apo Athina

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: Himara s’është luftë Rama-Berisha, por

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar zhvillimet në Himarë, tha se beteja për këtë bashki nuk është një luftë Rama-Berisha, por kontrolli për bregdetin nga Tirana apo Athina. Në një intervistë për Report Tv, Spahiu tha se beteja bëhet për interesa ekonomike.

Konflikti në Himarë do të mbyllet kur Himara të kontrollohet nga Shqipëria dhe jo nga Greqia. Lufta në Himarë nuk është luftë për një individ. Nuk është luftë mes Ramës dhe Berishës por mes Shqipërisë dhe Greqisë kush kontrollon bregdetin që ka një rëndësi shumë të madhe ekonomike. Për shkak të bregdetit lufta është zhvendosur në Himarës i mundësi e Greqisë për helenizimin e bregdetit dhe aspiratave për Epirin Verior. Shpresoj që në zgjedhjet e parakohshme kjo betejë të marrë fund”, tha Spahiu.

Po ashtu, Spahiu i ka bërë thirrje presidentit të vendit Bajram Begajt që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në Himarës, pas zgjedhjes së Fredi Belerit si eurodeputet nga partia e Mitsotakis, megjithëse në Shqipëri ndodhet në burg për blerje votash.

Ka dy momente; një që lidhet me mandatin dhe dy me lirinë e Belerit. I bëj thirrje Begajt të shpallë urgjentisht zgjedhjet e parakohshme në Himarë si një detyrim kushtetues që rrjedh nga ligji për qeverisjen vendore, sepse Fredi Beleri është në konflikt interesi dhe nuk mund të jetë i zgjedhur në dy organe njëkohësisht. Nëse kryetari i bashkisë kandidon për një organ tjetër, atëherë shpallen zgjedhje të parakohshme. Nuk mund të jetë Rama edhe kryeministër i Shqipërisë edhe eurodeputet. Ai është një vend vakant tani.

Duhet ta kishte shpallur që kur ishte emri i tij në lista. Si do ta ushtrojë profesionin ai?! Para shtatorit Fredi Beleri do të jetë i lirë, unë nuk i dëshiroj të keqen askujt, por lexoj ligjin. Gjykata e Apelit nuk mund të rrisë vendimin për Belerin. Mendoj se vendimi për Belerin do të jetë brenda qershorit. Fredi Beleri do të jetë qytetar i lirë të shkojë në PE”, tha Spahiu.

 

Lini një Përgjigje