TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2024, 07:16

U shtrua në spital, si paraqitet gjendja e ish kryeministrit Fatos Nano

Shkruar nga Pamfleti
U shtrua në spital, si paraqitet gjendja e ish kryeministrit Fatos Nano
Fatos Nano

Ish-kryeministri dhe lideri i PS, Fatos Nano është shtruar sërish në spital në Tiranë.

Nano ndodhet në spital pasi mësohet se ka thyer këmbën, ndërsa pritet që t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrje.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital, pasi thuajse një vit më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkri.

Konkretisht, ish-lideri socialist Fatos Nano ka pësuar frakturë në qafën e femurit të këmbës së majtë. Fatos Nano prej disa muajsh bënte fizioterapi, por gjatë ditës së sotme teksa bënte ushtrimet e fizioterapisë është rrëzuar duke dëmtuar këmbën e majtë.

Aktualisht po trajtohet në një spital privat dhe ditën e nesërme do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale.

Sipas familjes së tij situata e tij shëndetësore është nën kontroll”. Gushtin e vitit të shkuar Fatos Nano u përball me një situatë të vështirë shëndetësore.

Lideri historik i Partisë Socialiste iu nënshtrua një intubimi pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Por pas ndërhyrjes intensive të mjekëve ia doli të kishte një shëndet të stabilizuar.

fatos nano

Lini një Përgjigje