TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2024, 22:44

SPAK konkretizoi akuzat ndaj Berishës, Lorenc Vangjeli: Saliu duhet ta shmangte këtë haraç, do thonë është djall!

Shkruar nga Pamfleti

SPAK konkretizoi akuzat ndaj Berishës, Lorenc Vangjeli: Saliu duhet ta

Ditën e sotme SPAK njohu zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzat për çështjen “Partizani”, lidhur me këtë rast analisti, Lornec Vangjeli deklaroi se Berisha duket tepër i nervozuar dhe i zhurmshëm.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Vangjeli deklaroi se SPAK me akuzat e ngritura ndaj Berishës tregoi se të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Më tej, ai shtoi se si do që të përfundojë kjo çështje opinioni publik do të jetë i ndarë në dy pjesë.

Pjesë nga intervista:

Lorenc Vangjeli: Ne kemi parë në ndeshjen mes palëve, njëra është e zhurmshme, Berisha dhe ekipi i tij, të dyja palët, shkojnë atje ku i pret arbitri, pra gjykata. Të nxjerrim disa konkluzione për qasjen e kësaj historie. 250 ditë në arrest shtëpie, dhe katër vite hetim, arritëm në këtë moment.

Ti themi gjërat hapur, jemi të barabartë përpara ligjit. Sot, nëse me këtë rrjedhë që morën ngjarjen, prokuroria krijon… Të bënte edhe kërkesën për ndryshimin e masës së tij. Ata e kanë bërë gabim.

Genc Gjokutaj: Po pse se bëjnë pra?

Lorenc Vangjeli: Besoj që janë peng i një tradite të vjetër që e shikon masën e sigurisë me syze bolshevike. Nga ana tjetër Berisha duhet ta shmangte këtë haraç që duhet ta paguante këto 250 ditë. Çfarëdo lloj provash të sjellë Berisha, ne sërish do të jemi ndarje në dysh të publikut.

Nga ana tjetër sikur të majtët të mos kenë asgjë në këtë dosje, ata do të thonë se Berisha është djalli dhe duhet të ketë 7 palë kyçe në ferrin e tij. Më shumë se politikë ne na duhet një ristartim i mendësisë tonë. Ne vijojmë të mbetemi peng i llogoreve të ‘91, mendojmë edhe më shumë se në atë kohë.

Lini një Përgjigje