
Avokati Përparim Çaça ka komentuar marrjen e Berishës si i pandehur nga SPAK për aferën “Partizani”.
Ai tha se është hera e parë që po gjykohen vendimet kolegjiale. Çaça shton se tashmë do hapet kutia e pandorës. Avokati shton se ky do të jetë një proces dhe betejë e gjatë ligjore.
“Pala mbrojtëse do bëjë kërkesë sërish për zëvendësim mase. E ka të drejtë proceduriale. Mund të ketë rrethana të reja, tani kemi akuzë. Ekziston mundësia për kërkesë të tillë. Edhe për sa i përket asaj që quhet ana objektive e veprës penale. Është kjo VKM që ka sjellë këtë lloj pasoje. Hera e parë që gjykohet ky lloj veprimi i një organi kolegjial. Jemi duke hyrë në proces dhe do shikohet gjithçka. GJL e ka sanksionuar që nuk i hyhet provave.
Po hapet kutia e pandorës. Jemi duke gjykuar vendimet kolegjiale. Momenti i rëndësishëm, pasi krijon precedent. Do jetë proces i gjatë dhe betejë ligjore që në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë. Ngelet gjithçka për tu parë. SPAK ka këtë barrën e madhe për të provuar që nuk ka vetëm gjykim të arsyeshëm por dhe prova”, tha avokati për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje