TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2024, 20:33

“Duhet të kishte vepruar më herët”, Minxhozi: Arsyet pse Berisha u mor i pandehur nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet të kishte vepruar më herët”, Minxhozi: Arsyet

Analisti Skënder Minxhozi ka folur lidhur me marrjen e Berishës të pandehur nga SPAK.

Ai tha se Prokuroria e Posaçme duhet të kishte vepruar më herët për rastin ndaj Berishës. Minxhozi u shpreh gjithashtu se Berisha mbetet një çështje me profil të lartë politik.

“Po diskutoni për një detaj që duhet të ishte e natyrës juridike. Berisha nuk respektoi detyrimin e paraqitjes. Kam përshtypjen se kjo ka qenë një nga arsyet. Biznesmeni që është në hetim vijon detyrimin e paraqitjes. Duke pasur parasysh çfarë ke jetuar ky vend, edhe kjo masë e Berisha është e tejkaluar nga çdo pikëpamje. Prokuroria duhet të kishte vepruar më herët. Për një çështje të vjetër Berisha mund të ishte hetuar, hetohet edhe si i lirë. Jo si person nën arrest. Problemi është që vetë Berisha e çoi këtu çështjen. Berisha, këtë hetim dhe status si i pandehur po e jeton si një rrethanë që nga disfavor të tij e kthen në favor të tij. Politikani e bën këtë gjë. Duhet të ketë një masë, se gjuhën e Berishës ndaj drejtësisë, unë nuk e kuptoj”, tha analisti.

Lini një Përgjigje