TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2024, 19:58

Ish-kryeministri Fatos Nano përfundon sërish në spital!

Shkruar nga Pamfleti

Ish-kryeministri Fatos Nano përfundon sërish në spital!

Ish-kryetari i PS dhe ish kryeministri Fatos Nano ka përfunduar sërish në spital. Pas luftës me vdekjen që fitoi një vit më parë, këtë herë Nano ka përfunduar në spital për shkak se është rrëzuar.

Ai po kurohet në një spital privat, pasi mësohet se ka thyer këmbën dhe ka “shembje kockash”. Sipas mjekëve, gjendja e tij është e mirë dhe nuk ka asgjë shqetësuese.

Gushtin e vitit të shkuar Fatos Nano u përball me një situatë të vështirë shëndetësore.

Lideri historik i Partisë Socialiste iu nënshtrua një intubimi pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike. Por pas ndërhyrjes intensive të mjekëve ia doli të kishte një shëndet të stabilizuar.

Lini një Përgjigje