TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2024, 19:15

Operacioni "Revanshi"/ Ish-drejtori i Policisë së Lezhës i jep fund arratisë, dorëzohet te uniformat blu

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni "Revanshi"/ Ish-drejtori i Policisë së
Mitri në Policinë e Tiranës

Dorëzohet në polici Henerigert Mitri, ish-drejtori i Policisë së Lezhës, i shpallur në kërkim nga SPAK. Në aksionin e majit, ai ishte mes personave të akuzuar nga radhët e policisë se bashkëpunonte me krimin.

Emri i tij doli në përgjimet e SKY Ecc se kishte favorizuar grupe të caktuar dhe u shpall në kërkim. Mësohet se ai është dorëzuar vetë në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka zbardhur përfshirjen edhe të policëve të tjerë në këto veprimtari kriminale. Kështu ish-shefit të Stërvitjes në RENEA, Altin Morina në kultivimin e drogës në zonën e Niklës dhe Tapizës. Gjatë kohë që ka qenë në detyrë si efektiv i Forcave Speciale RENEA, Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin.

Lini një Përgjigje