TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2024, 18:15

Sulmet e Berishës ndaj SPAK, Spahiu: Kur mori vulën i quajti të pavarura, sot varen nga Rama

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Berishës ndaj SPAK, Spahiu: Kur mori vulën i quajti të

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me marrjen të pandehur nga SPAK të ish-kryeministrit Berisha. Ai tha se Berisha është qesharak, pasi kur gjykata i jep vulën i quan ta pavarura, ndërsa kur e marrin të pandehur, thotë se varen nga Edi Rama.

“Dje ka pasur një çështje tjetër gjyqësore që lidhet me PD-në dhe Berishën. Pse mbështetësit e Berishës nuk ishin dje para gjykatës.

Konsiderohet organizatë kriminale kur lidhet me Berishën. Pse kur jepet një vendim pro Berishës konsiderohet e pavarur, ndërsa kur jepet kundër varet nga Rama. Nëse këto janë organizata kriminale mund t’ia kishin marrë vulën Berishës. Drejtësia do të jepte një vendim të tillë, pse dje ja paska dhënë të drejtën Berishës dhe sot ja paska mohuar. 11 vite pas dorëheqjes si kryetar u detyrua të rikthehej në funksionin e kryetarit”, tha Spahiu për “Report Tv”.

  

Lini një Përgjigje