TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2024, 14:04

Pas Berishës, Jamarbër Malltezi shkon në SPAK: Unë i dola për zot tokës time!

Shkruar nga Pamfleti

Pas Berishës, Jamarbër Malltezi shkon në SPAK: Unë i dola

Pas Sali Berishës në SPAK është paraqitur edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili edhe atij pritet t’i komunikohet akuza.

Në një prononcim për mediat, Malltëzi tha se sëbashku me Sali Berishën ata po mbahen në arrest politik, pasi nuk ka asnjë provë dhe fakt që të vërtetojë shkeljet e ligjit nga ai apo nga ish-kryeministri Berisha.

Më tej, Malltezi deklaroi se mungojnë faktet duke shtuar se i ka dalë për zot tokës së tij.

“Katër raportet e diligjencës që kanë sjellë rresht, nuk kanë asnjë rresht, as e përmendin emrin Sali Berisha. Nuk ka asnjë ligj, asnjë VKM nominativë gjatë gjithë kohës së qeverisjes së PD por janë për të gjithë popullsinë. Zhvillimi i pronës private është kryer nga tre pinjollë, trashëgimtarë të familjeve private siç kanë rënë dakord konform ligjit, duke mos nxjerrë asnjë nga 41 familjet informale që ishin në ato shkatërrime. Asnjë nga këto tre partnerë që kemi qenë nuk ka përfituar asnjë cent nga qeverisja e PD. I vetmi dëm në financat e shtetit ka ardhur nga Edi Rama që ka shpërdoruar detyrën duke sjellë dëm ekonomik mbi 320 mijë euro, të cilin SPAK e mori si vendim gjykate por refuzon ta bëjë pjesë të çështjes dhe të pyesë Edi Ramën. SPAK ka krijuar piramidë mashtrimi, ka fshehur dhe gënjyer me dokumente zyrtare”, tha Malltezi.

Gjatë ditës së sotme në SPAK ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ish kryeministri është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

 

berisha spak malltezi

Lini një Përgjigje