TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2024, 13:45

“Berisha u kap në flagrancë, dënimi nis nga 5 vjet e lart”, Ngjela: Pse SPAK vonoi komunikimin e akuzës

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha u kap në flagrancë, dënimi nis nga 5 vjet e

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar akuzën e SPAK si i pandehur ndaj ish kryeministrit Sali Berisha për dosjen 'Partizani'.

Në një pononcim për 'Shqipëria Live', Ngjela u shpreh se Berisha nuk konsultohet me avokatët dhe sipas tij ai nuk duhet të bënte një revoltë me militantët para Prokurorisë.

Avokati tha gjithashtu se SPAK drejtohet nga SHBA dhe dosjet lexohen nga ndërkombëtarët, prangaj sipas tij ka vonesa komunikimi i akuzës. Më tej Ngjela shtoi se korrupsioni pasiv e ka dënimin nga 5 vite e lart.

"Berisha nuk i pyet avokatët, unë e njoh, un i thotë atyre.. mbrojtjen e tij e konsiderojnë juridike. Unë nuk kam parë mbrojtje juridike të tyre. Ata duhet të ndihmojnë të pandehurin, bëjnë dhe revolta popullore. Ku bëhet revoltë popullore para një gjykate. Nuk e pranon më kushtetetua. E prezumon Shqipërinë vend diktatorial. Atëherë pse e ke votuar kushtetutën? Është vend demokratik, është në NATO. Ku bëhet revoltë kundër gjykatës zonjë?

Ku e ka diktaturën, ku të lë diktatura, nuk e dini ju çdo të thotë. Ku të lë diktatori të flasësh kështu, kjo është demokraci. Nuk është shtet i qeverisë ky, qeveria nesër mund të arrestohet e tëra. Gjykata është shteti, kjo është demokracia. Kush nuk e pranon le të ikë në vendin e vet. Blinken e ka thënë SPAK e drejtojmë ne. Ka vonesa se dosjet e SPAK i marrin ekspertët e huaj i lexojnë. Ne duam ti heqin Shqipërisë barrën e korrupsionit.

Saliu u kap në flagrancë, mori fund ajo. E ka një gjykatë që kontrollohet nga ndërkombëtarët. Deri tani prezumohet i pafajshëm ai. Kur të mbarojë gjyqin do jap unë mendimin tim. Nuk çaj kokë unë pse Saliu është kundërshtari im. Korrupsioni pasiv nuk e ka dënimin e ashpër, nga 5 e lartë. Mund ti japin punë, ose ta ulin. Gjithçka është të mbrojtja zonjë, është non grata në Amerikë ai sepse e rëndon çështjen", tha Ngjela.

 

Lini një Përgjigje