TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2024, 15:37

Reforma në drejtësi “rrjep” buxhetin, duhen rreth 4.5 miliardë lekë deri në vitin 2030

Shkruar nga Pamfleti

Reforma në drejtësi “rrjep” buxhetin, duhen rreth 4.5

Edhe 4.5 miliardë lekë në emër të çuarjes para të reformës në drejtësi deri në vitin 2030. Me Strategjinë ndërsektoriale e hedhur në konsultim publik, ministria e Drejtësisë tregon drejtimet e shpenzimit të këtyre parave.

Në këtë strategji, ky qëllim politike siguron transparencë lidhur me veprimtarinë institucionale të organeve të drejtësisë për sistemin e drejtësisë. Drejtësi e afërt me qytetarët, synon qasjen e publikut të gjerë në Reformën në Drejtësi, përgjatë viteve 2030 dhe garanton aksesin e publikut në informacion për sistemin e drejtësisë dhe në proceset e integrimit evropian”, thuhet aty.

Pesë janë politikat që përbëjnë shtyllat e strategjisë së re me qëllim edhe anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Për “Konsolidimin e arritjeve të reformës në drejtësi” janë planifikuar të shpenzohen gati 450 milionë lekë dhe po aq edhe për “Forcimin e pavarësisë, paanshmërisë dhe llogaridhënies”, shkruan A2.

Politikës së tretë, asaj të “Rritjes së efikasitetit të institucioneve” i janë vënë në dispozicion gati 3 miliardë lekë. Pjesa tjetër e parave do të shkojnë për forcimin e cilësisë dhe garantimin e një drejtësie më afër me njerëzit..

“Hendeku financiar për të gjithë periudhën 2024-2030 është 476.3 milionë lekë ose 10.6% e kostove indikative. Për periudhën 2024-2026, buxheti i shtetit pritet të financojë 63.6% të kostove indikative  totale të zbatimit të planit, ndërsa 25.7% janë shpenzimet e planifikuara për periudhën 2027-2030”, thekson raporti.

Sipas relacionit të projektligjit, 80 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve do kenë të paktën një vlerësim të plotë etik dhe profesional deri në fundin e vitit 2030, përcjell A2.

Gjithashtu pritet zgjerimi i numrit të të burgosurve që do të përfshihen në aktivitete rehabilituese, ndërsa synohet edhe digjitalizimi tërësisht i sistemit të arkivave të gjykatave. /A2 CNN

Lini një Përgjigje