TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2024, 19:18

“PS merr 100 mandate, PD 25”, Poli Hoxha parashikon zgjedhjet e 2025-ës!

Shkruar nga Pamfleti

“PS merr 100 mandate, PD 25”, Poli Hoxha parashikon zgjedhjet e

Gazetari dhe analisti Poli Hoxha ka deklaruar se ndan të njëjtin qëndrim me kryeministrin Rama se PS merr 100 mandate dhe PD diku tek 27 deputetë.

Në një intervistë për “Report Tv”, Hoxha tha se lëvizja e Ramës për të nxjerr në listat e hapura deputetët e vjetër, do të bëjë ët mundur arritjen e këtij qëllimi. Kjo pasi sipas Hoxhës, ata do të punojnë fuqishëm për të nxjerrë mandatin e tyre.

Nga 140 deputetë, 27 i merr PD, 13 të tjerët, 100 Edi Rama. Nuk është ironi. Ky është realitet dhe Rama e thotë se ia ka arritur kësaj dite. Mundet të vendos numra deputetësh në letër. Në 2021, kemi diferencë 40 mijë vota, 80 mijë të pavlefshme. Po shkojmë në 2025, në Tiranë ku gjithë diferenca vetëm Erion Veliaj me të parin e listës është 60 mijë diferenca nga 2023. Rama i vendos vetë shifrat, i ka në dorë topin, arbitrin.

Ia ka arritur falë përçarjes së opozitës. Ai Sali Berisha është gjoja i vetmi kundërshtar i tij. Edi Rama është aq i zgjuar saqë shkon për hallin e Berishës bën atë ligj zgjedhor dhe fut veten e vet, merr të gjithë mamuthët dhe i vendos tek listat e hapura, që këta si të fuqishëm të çajnë dhe të marrin sa më shumë vota. E bën për të treguar se bën çarë të dojë. Merr njerëz anonimë”, tha Hoxha.

Lini një Përgjigje