TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2024, 20:55

Sali Berisha i pandehur, Gjokutaj dyshime për “puç gjyqësor”: SPAK dhe GJKKO pakt mes tyre

Shkruar nga Pamfleti

Sali Berisha i pandehur, Gjokutaj dyshime për “puç

Avokati Genc Gjokutaj ka folur për thirrjen e sotme në SPAK të liderit të opozitës, Sali Berisha dhe akuzën e komunikuar nga SPAK.

Avokati u shpreh se e  gjithë dinamika e hetimit është në të kundërt të asaj që ata kanë formuluar si çështje korruptive dhe se prokurorja arrin deri këtu sa thotë që korrupsioni, mund të zbatohet edhe duke zbatuar ligjin.

A mund të gjykohet në nivel korrupsioni marrëdhënia e ortakëve? Më thoni ju mua në cilin moment ka pasur përfitim këtu i cili është vënë kusht për këtë VKM?

Nga kjo VKM kanë fituar rreth 500 mijë shqiptarë, sepse është rregulluar marrëdhënia me provën.

Prokurorja arrin deri këtu sa thotë që korrupsioni, mund të zbatohet edhe duke zbatuar ligjin, dhe këtu pastaj shteron çfarëdo lloj arsyetimi, dhe unë ua them me sinqeritet që nëse në do të kishim gjykatë, sot ky debati jonë do të ishte kot.

Është sistemi i kapur se nuk bën vaki të kapet prokurori dhe të lihet gjykata, janë kapur në mënyrë të parikuperueshme gjykata me prokurorinë.

Një shembull është që janë bërë 4 diligjenca dhe diligjenca e 5, pra kontrolli gjyqësor për 2 mujorin në lidhje me ecurinë e provave dhe për ta referuar nevojave të sigurimit, diligjenca e fundit nuk është bërë.

Ligji thotë që gjykata që ka dhënë masën e arrestit i kërkon prokurorisë të bëjë një raport çdo 2 muaj në lidhje me dinamikën e provave që në fund gjykata të dijë nëse ky arrest qëndron.

Është marrëveshje e mëparshme e SPAK me GJKKO, që kësaj radhe të mos e bëjnë këtë diligjencë dhe të shkojnë drejt përfundimit të akuzave”, u shpreh Gjokutaj te “Syri TV”.

Lini një Përgjigje