
Erl Murati ka komentuar marrjen si të pandehur të Sali Berishës nga ana e SPAK. Ai tha se nuk ka pse shqetësohet askush që një ish-kryeministër po shkon në Gjykatë.
Murati tha se është Gjykata ajo që do e vendosë nëse është i fajshëm apo i pafajshëm, duke shtuar se nuk ishte aspak normale që të bëhet një protestë para godinës së SPAK.
Murati u shpreh gjithashtu se protesta e parë që bëhet para godinës së SPAK nuk bëhet për të kërkuar llogari kundër korrupsionit, por bëhet për të kërkuar llogari pse i ngritët akuzë një ish-kryeministri.
“Njerëzit janë të gatshëm të presin se çfarë do të thotë Gjykata. Nga sondazhet nuk kemi parë perceptimin që Berisha po goditet politikisht. Mendoj se fati personal i Berishës duhet të ndahet nga ai i opozitës.
Nëse nga shqiptarët mund të perceptohet se Berisha është i burgosur politik, kjo mund të ndikojë dhe të rrisë mbështetjen elektorale për PD-në. Në të kundërt, pra nëse provohet akuza për korrupsion, atëherë do të ketë një ndikim negativ në elektorat”, tha Murati për “News 24”.
Lini një Përgjigje