TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2023, 12:44

U dhunua barbarisht për guroren, Jashar Maja: Anëtarët e fisit Rraja do përgjigjen deri në pikë të fundit!

Shkruar nga Pamfleti
U dhunua barbarisht për guroren, Jashar Maja: Anëtarët e fisit
Jashar Maja

Një sulm barbar ndodhi pasditen e së enjtes më 6 korrik, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë ku anëtarë të fisit të deputetit të PS, Rrahman Rraja dhunuan dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja banues në Borizanë.

Në një prononcim për Klan News, Jashar Maja është shprehur se pas dhunës së ushtruar ndaj tij dhe kushëririt dy ditë më parë nuk ka pasur komunikim më me fisin Rraja.

Maja tha se nuk ka marrëveshje me ta dhe se do të mbajnë përgjegjësi për dëmtimin moral dhe ekonomik që i kanë shkaktuar. Më tej, ai theksoi se në gurore përdorej sasi e madhe nitrati për shpërthime.

Pas ngjarjes duke qenë se kanë kaluar disa ditë, keni pasur komunikim me fisin Rraja, për të pasur një marrëveshje me ta?

Jashar Maja: Nuk kam marrëveshje me të. Dëmtimi që më ka shkaktuar, moralisht dhe ekonomikisht, do përgjigjet deri në pikë të fundit derisa të jetoj. Me Xhelal Rrajën dhe Përparim Rrajën nuk kam asnjë marrëveshje. Çfarë kam jug, veri, lindje, perëndim në këtë zonë o do rri unë, o ai se nuk ka shtet. Po të kishte shtet ata do ishin brenda. Se aty i kanë pasur dhe i kanë lëshuar. Në këtë zonë vetëm 1 gurore ka qenë vazhdimisht. Këto të tjerat kanë ardhur vitin e fundit. Pas 2013 e mbrapa janë shtuar guroret.

Sa banesa ka fshati? Sa janë dëmtuar?

Jashar Maja: Vetëm 20 shtëpi, 30 shtëpi janë të fisit tim. Janë të dëmtuara totalisht prej guroreve. E duruan tërmetin, por gurorja këtu plas vullkan. I plasin jashtë kritereve, me nitrat. Kemi video të nitratit që hidhet me një shpim, 50 kuintal nitrat. Ai kthehet në vullkan.

Punohet gjatë ditës apo dhe natën?

Jashar Maja: Gjatë ditës. Shpimet i bëjnë gjatë natës dhe shpërthimet ditën.

dhune lkruje jashar maja fisi rraja

Lini një Përgjigje