TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2023, 11:53

“Fisin Rraja, PS dhe SHBA i bëjnë bashkë vlerat e demokracisë”, ironizon gazetarja: Rrahman Rraja, mes ‘personaliteteve’ që pritën Klinton

Shkruar nga Pamfleti

“Fisin Rraja, PS dhe SHBA i bëjnë bashkë vlerat e

Gazetarja Ola Xama ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, duke treguar për rolin që ka deputeti Rrahman Rraja në PS. Fisi i tij rrahu barbarisht dy perona, të cilët u ankuan se gurorja e tyre u kishte dëmtuar banesat.

Por Xama shkruan se Rraja jo vetëm që ka kapur komisariatin dhe gjithë pushtetin në Krujë, por ai ka qenë mes të ftuarve kryesorë në ceremoninë e pritjes së Bill Klinton.

Nga pamjet e rrahjes së dy njerëzve të pafajshëm në Fushë Krujë kuptuam që:

-Drejtimin e Policisë së Shtetit në atë zonë vazhdon ta ketë fisi Rraja.

- Pas historisë me Xhisielën, licencat në gurore dhe aktivitete të tjera të kësaj familje u shtuan.

-Fuqia dhe pushteti iu rrit sidomos pas atentatit ndaj një prokurori.

- Nëse ndonjë nga këta vjen dhe të dëmton shtëpinë, jepi çelsat.

- Video e forcës në atë zonë do të shtojë votat edhe më shumë për socialistët në vitin 2025.

- Deputeti Rraja e siguron sërish një mandat në listat e socialistëve.

- Deputeti Rraja është më i rëndësishëm se të gjithë deputetët demokratë të rithemelimit, pasi ai u ftua në ceremoninë shtetërore të pritjes së ish-Presidentit Klinton dhe ata jo.

 - Fisin Rraja, Partinë Socialiste dhe SHBA i bëjnë bashkë vlerat e demokracisë, funksionimit të shtetit ligjor dhe humanizmit!”, shkruan ajo.

rraja klinton

Lini një Përgjigje