
Ministrin e Brendshëm Bledar Çuçi duket se nuk e ka zënë gjumi për ngjarjen në Krujë. Edhe pse kanë kaluar 2 ditë nga dhuna makabre e fisit Rraja, ministri ka zhvilluar sot një takim me kreun e policisë, Muhamet Rrumbullaku. Mësohet se në takimin me të, të zhvilluar në mëngjes, është folur për skandalin në Krujë, si dhe për vrasjet e javëve të fundit.
Duhet theksuar se dje Çuçi doli me një reagim, ku jo vetëm nuk e përmendte emrin e fisit Rraja, por justifikonte policinë, e cila ka kryer hetime skandaloze.
"Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s'mund t'u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje. Çdo insinuatë tjetër s'ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë", shkruante Çuçi.
Lini një Përgjigje