TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2025, 10:34

U arrestua nga SPAK, del foto e Eena Kume, vëllai i deputetit të PS-së

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua nga SPAK, del foto e Eena Kume, vëllai i deputetit të
Enea Kume

Enea Kumes, vëllai i deputeti socialist Loer Kume, i arrestuar mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK.

Enea Kume akuzohet për tjetërsim të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit.

Nga ky operacion i SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë lëshuar në total 9 masa sigurie, 3 prej të cilave janë ekzekutuar.

Ndërkohë deputeti i Partisë Socialiste Loer Kume ka qenë sot live në një intervistë televizive kur në media u bë publik lajmi për arrestimin e vëllait të tij, Enena Kume i akuzuar për tjetërsim pronash tek Gjiri i Lalzit.

Loer Kume ka bërë të ditur se i vëllai është arrestuar mbrëmjen e djeshme dhe se për sa kohë nuk ka një vendim fajësie, ai do të konsiderohet i pafajshëm.

Ndër të tjera, deputeti i PS-së tha se në fund secili mban vetë përgjegjësi për jetën e vet dhe vendimet që merr.

“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë. Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe”, u shpreh deputeti Loer Kume.

 

eena kume spak

Lini një Përgjigje