TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2025, 16:55

Tubimi për ish-krerët e UÇK-së, zyrtartët e PS-së i bashkohen protestës; Bujar Leskaj thyen urdhërin e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Tubimi për ish-krerët e UÇK-së, zyrtartët e

Deputetë, Ministra, Kryebashkiakë dhe zyrtarë të ndryshëm të Partisë Socialiste i janë bashkuar tubimit të sotëm për ish-luftëtarët e UÇK-së, në Sheshin Skënderbej.

Prezent në protestë u pa ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili në një prononcim për mediat tha se kjo protestë nuk është politike, teksa u bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj proteste.

“Është impresionuese protesta e sotme. Kjo nuk është një protestë politike, është protesta e shqiptarëve, kush ka gjak shqiptari do të duhet që të jetë sot këtu në këtë shesh”, tha Manja.

Gjithashtu në protesë u pa kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, i cili ishte pranë Ulsi Manjës. Ndërkohë deputeti i PS-së, Taulant Balla u pa teksa shoqëronte djalin e Hashim Thaçit në protestën e sotme.

Partia Demokratike nga ana tjetër deklaroi se nuk do të marrë pjesë në këtë tubim. Por Bujar Leskaj, deputeti i PD për Vlorën, ka thyer këtë urdhër politik të Berishës dhe i është bashkaur protestës.

“Jam këtu për respekt të Hashim Thaçit, drejtuesit politik të UÇK-së”, tha ai.

Lini një Përgjigje