TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2025, 16:02

“Fatos Nano vinte 20 minuta me vonesë në mbledhje”/ Ish-ministri portretizon liderët, çfarë thotë për Berishën dhe Ramën!

Shkruar nga Pamfleti

“Fatos Nano vinte 20 minuta me vonesë në mbledhje”/

Ish-ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli ka treguar se si i ka portretizuar Sali Berishën dhe Edi Ramën në librin e tij “Skena dhe prapaskena”.

Xhuveli tha se Rama, sipas tij, ka ndryshuar lojën politike në Shqipëri.

Kurse Berisha, tha Xhuveli është i lexuar, familjar tradicional dhe me kujtesë të jashtëzakonshme.

Fatos Nano është erudit, poliglot, njeh mirë ekonominë, pëlqente muzikën, por deri këtu. Nuk qeveriste mirë. Nuk e mbante fjalën. Kishte një fodullëk të jashtëzakonshëm, një kryelartësi që unë nuk e duroja dot, se unë isha kryelartë për vete, donte ta shtrinte edhe tek unë.

U arrit një ngjarje groteske, e kam përshkruar në libër, ka qenë qeveria ‘Nano 4’ 2003-2005, një ditë kur Fatosi kishte menduar se arriti kush e di sa lartë, pasi kishte thënë se mbrapa më vjen historia, na vjen drejtori i kabinetit, Emin Barçi, Fatosi vinte 20 minuta me vonesë, unë shkoja në 10 pa 2 minuta dhe prisnim aty… Na thotë, zotërinj ministra, pas pak do të vijë kryeministri dhe kur të vijë ju duhet të ngriheni në këmbë.

Por kur vjen kryeministri, ministrat nuk ngrihen në këmbë. Dëgjojmë ne një sëkëllimë në korridor; po vjen kryeministri i Shqipërisë, shkëlqesia e tij zoti Fatos Nano.

Të kujton Kongresin Amerikan kur thotë po vjen Presidenti… Ata në krye, nga mesi e lart u ngritën si ushtarë të bindur, ne të tjerët si me përtesë, Fatosi vinte drejt me kokën ulur, linte çantën mbi tavolinë dhe pastaj kthehej nga ne. Herën e dytë e njëjta skemë, të parët u ngritën si me përtesë, ne gjysmë dhe ata nga fundi vetëm lëvizën pak.

Edi Ramën nuk mund ta vlerësoj sepse nuk kam patur rast ta njoh. Për së largu nuk e marr përsipër. Është atraktiv, është i zgjuar, tërheqës, e kam quajtur aty një “ndryshues të lojës politike”, është ironizues, e kam quajtur aty. Por nuk kam punuar me të.

Nga e djathta? Kam punuar me Sali Berishën. Njeri i ditur, i lexuar, ka një kujtesë fenomenale, të jashtëzakonshme, është njeri tradicional që vlerëson familjen, jam ndjerë komod me të.”, tha Xhuveli.

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Ministri 'Mister 1991'/7501. Partinë e shite apo edhe me qera? I more leje Nano-s apo e bëre në kokën tënde?

    Lini një Përgjigje