TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Janar 2024, 21:22

Tirana ndër qytetet më të ndotura në rajon, Arlind Qori: Rama firmos për kulla në qendër, por vetë jeton në periferi!

Shkruar nga Pamfleti

Tirana ndër qytetet më të ndotura në rajon, Arlind Qori:

Ndotja e ajrit dhe cilësia e jetës në Tiranë është një ndër temat që shqetëson më shumë qytetarët që jetojnë në kryeqytet.

Në një intervistë për emisionin "Të Paekspozuarit", Arlind Qori, kryetar i "Lëvizja Bashkë", foli për arsyet e ndotjes masive të kryeqytetit, që janë ndërtimet pa kriter, trafiku, etj.

Qori solli edhe një shembull personal me vajzën e tij, e cila është diagnostikuar me astmën dhe doktori i rekomandoi të jetojë ne vend me gjelbërim dhe pa ndotje, por kjo është e pamundur në Tiranë, ndërkohë që tha se kryeministri, i cili firmos për kullat që ndërtohen në Tiranë, vetë jeton në periferi.

"Ky është një qytet pa plan, pa planifikim. Bën kërdinë kush ka para, ndërton pafund, bën pluhur, intensifikon trafikun. Është qytet që u shërben shumë pak njerëzve.

Para një viti e gjysmë mu desh të çoja vajzën në spital sepse po ndihej keq. E çuam në spital, ndenji rreth një javë, nuk dhanë diagnozë. U detyruam të bëjmë një vizitë në Firence, na thanë se ka astmë dhe duhet të jetojë në një mjedis të pastër.

Unë i thashë ne jetojmë në një nga qytetet më të ndotura. Si ime bijë ka sa e sa fëmijë të tjerë. Lëre pastaj të rriturit, që janë të ekspozuar ndaj këtyre grimcave.

Ju thatë se në Tiranë kishin vdekur në vitin 2022,, 2700 vetë nga ndotja e ajrit. Imagjino të vinte një njeri me mitroloz dhe ti vriste. Për çdo leje ndërtimi që jepet ne e dimë se ka një kosto për cilësinë e ajrit. Ata që i japin lejet nuk duan t’ia dinë për jetën e qytetarëve.

Ata kanë 2700 vetë në ndërgjegje çdo vit. Edi Rama jeton në periferi për vete. Ai që është në krye të KKT dhe ka dhënë leje për 7 kulla në dhjetor, ai njeri për veten e tij jeton në periferi. Njerëzit e pasur të Shqipërisë nuk jetojnë në vendin që ndotin. Ka unaza të mëdha, që ai të shkojë nga zyra në shtëpi", tha Qori.

qori rama tirana

Lini një Përgjigje