TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Janar 2024, 21:13

“PD ka vendosur të vetëvritet”, Minxhozi: Basha u frikësohet demokratëve të zemëruar, prandaj është i tërhequr!

Shkruar nga Pamfleti

“PD ka vendosur të vetëvritet”, Minxhozi: Basha u

Analisti Skënder Minxhozi duke folur për përçarjen e Partisë Demokratike, deklaroi se aktualisht Basha është i tërhequr dhe nuk po e sulmon më Berishën.

Gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në “Abc news”, Minxhozi theksoi se kreu i PD Basha aktualisht ka si të vetmen alternative ka ‘strategjinë e pritjes’.

Sipas tij, Basha po pret të marrë stemën në gjykatë, defaktorizimin e Berishës, dhe një fluks pas të një pjesë të deputetëve që janë një këmbë andej dhe këtej.

Politikanët i referohen shumë shifrave. Basha ka parasysh disa piketa ku frikësohet që të atakojë fort Berishën dhe të dalë në publik. Në zgjedhjet e fundit ra në mënyrë dramatike. Lulzim Basha ka frikë. Ai e lexon klimën, votuesi është tkurrur dhe ka ngelur pjesa më radikale dhe një politikan që arrin do të vërë në lëvizje atë që quhet votën e moderuar apo votën asnjanëse. Pra duke parë këto raporte shifrash dhe duke kuptuar vogëlsinë e zyrës së vet dhe vogëlsinë e numrave, që i kanë dalë nga zgjedhjet e fundit, Basha i frikësohet kësaj mase jo të vogël demokratësh të zemëruar.

Ai po pret të marrë stemën në gjykatë, defaktorizimin e Berishës, dhe një fluks pas të një pjesë të deputetëve që janë një këmbë andej dhe këtej. Pra ka strategjinë e pritjes si të vetmen gjë. Pra sillet në këtë mënyrë që nuk do të jetë prezent, refuzon të bëjë politikë dhe të shkojë në parlament. Pra Lulzim Basha është në tërheqje të plotë, por i duhet të thotë diçka që është opozitare me çdo kusht. Basha është duke pritur, asgjë tjetër. PD ka vendosur të vetëvritet. Një partie politike e madhe që ka qeverisur, që ke gjysmën e meritës dhe kusureve për gjendjen që është sot Shqipëria, nuk supozohet që një sistem demokratike të lejojë këto kritere të kohëzgjatjes. Pra nuk po lejojnë të ketë asnjë debat”, tha më tej ai.

minxhozi basha

Lini një Përgjigje