
Moti i keq ka shkaktuar probleme në disa qytete në veri të vendit, kryesisht në Pukë dhe Tropojë.
Qyteti i Pukës dhe disa fshatra përreth kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të një defekti në rrjet.
Po ashtu probleme nga reshjet e dendura të shiut ka pasur edhe në Tropojë, ku janë përmbytur disa akse rrugore.
Lidhur me situatën në Tropojë, kryebashkiaku Rexh Byberi thotë se çdo gjë është nën kontroll. Ai shprehet se rrugët janë pastruar nga gurët dhe dherat. Ai shton se gjithashtu është bërë i mundur pastrimi i kanaleve për të parandaluar akumulimin e ujit.
“Të gjitha autoritetet drejtuese janë në gatishmëri për situatën e krijuar si rezultat i reshjeve të dendura të ditës së sotme, sidomos në orët e mbrëmjes, ku kanë nisur problematikat në disa njësi administrative duke dëmtuar urat dhe shkaktuar përmbytje në tokat bujqësore.
Rrugët janë pastruar nga gurët dhe dherat gjithashtu është bërë pastrimi i kanaleve për të parandaluar akumulimin e ujit”, tha ai.
Lini një Përgjigje