TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2025, 21:19

“T’i lënë fotot sa për sy e faqe”, qytetarët e Vlorës të irrituar për situatën me ujin e pijshëm: Nuk lahemi dot me propagandë

Shkruar nga Pamfleti

“T’i lënë fotot sa për sy e faqe”,

Vlora prej tre ditësh ka mbetur pa ujë të pijshëm, gjë që ka detyruar qytetarët të mblidhen për të shprehur revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe qendror.

Ata janë futur brenda teatrit “Petro Marko” ku kanë ndërprerë edhe shfaqen. Duam ujë”, “Poshtë qeveria”, ishin thirrjet e tyre.

Qytetarët në Vlorë të revoltuar kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për mungesën e ujit të pijshëm. Të indijuar ata shprehet se zyrtarët duhet të gjejnë zgjidhjen e problemit dhe jo të bëjnë propagandë.

“Ky investim paska qenë falsitet. Unë kam detyrë të protestoj. Të marr atë që më takon, kam të drejtë të protestoj. Do i kërkohet kryetares ë bashkisë dhe atyre që shkojnë të bëjnë foto dhe propagandë, të bëjnë punë sepse me propagande nuk mund të lahesh apo të pish ujë”, u shpreh një qytetar.

vlorë protestë ujë

Lini një Përgjigje