TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shkurt 2025, 19:39

Tenderi 393 milionë euro për Porto Romanon/ Hapen zarfet e 5 ofertave, në garë edhe Salillari

Shkruar nga Pamfleti

Tenderi 393 milionë euro për Porto Romanon/ Hapen zarfet e 5 ofertave,

Autoriteti Portual i Durrësit ka hapur garën për ofertat e megatenderit 393 milionë euro për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano.

“Kapitali” ka mësuar se në garë janë paraqitur 5 oferta nga kompani ndërkombëtare, mes të cilave greke, kineze, belge dhe hollandeze.

Ndonëse qeveria nuk shpalli njoftim publik për garën e zhvilluar të premten dhe kompanitë që morën pjesë në të, Kapitali ka mundur të mësojë emrin e vetëm njërit prej tyre. Bëhet fjalë për një ofertë të paraqitur nga bashkimi i operatorëve Salillari dhe belgia Jan De Nul.

Kjo është faza e parë e tenderit për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, e cila nuk ka ofertë financiare por vetëm vlerësim teknik për përmbushjen e kritereve teknike të kërkuara. Kompanitë të cilat do të kualifikohen në këtë fazë, më pas do të garojnë në fazën e dytë me ofertat respektive financiare.

Fondi limit për ndërtimin e fazës së parë të portit të ri tregtar në Porto Romano është paracaktuar 39.3 miliardë lekë ose 393 milionë euro. Qeveria ka parashikuar, që pas përfundimit të saj të tenderojë edhe fazën e dytë, e cila është parashikuar me një kosto prej 266 milionë euro. Përtej dy fazave për kompletimin e portit të ri tregtar, qeveria do të ndërtojë edhe bazën detare si pjesë e këtij projekti. /Kapitali

Lini një Përgjigje