TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shkurt 2025, 16:59

Protesta e opozitës, mbështetësit mblidhen para selisë së PD!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës, mbështetësit mblidhen para selisë

Para selisë së Partisë Demokratike, ka nisur mbledhja e protestuesve të cilët do të marrin pjesë në tubimin e organizuar nga Opozita.

Mbështetësit e PD-së të mbledhur para selisë blu, do të shoqërojnë si zakonisht kreun e PD-së Sali Berisha së bashku me deputetët e tjerë të opozitës drejt vendit të tubimit, para Kryeministrisë. Atje, ata do të bashkohen me pjesën tjetër të protestuesve dhe do të dëgjojnë fjalimet e drejtuesve të PD-së.

Një fjalim i veçantë do të jetë ai i kreu të PL-së, Ilir Meta i cili do të flasë në protestë me anë të një regjistrimi audio nga qelia.

Lini një Përgjigje