Fondet e destinuara për organizatat, qeveria i ka transferuar te Albcontrol...
Pas Urdhrit të Presidentit Trump për ndërprerje të ndihmës së huaj duket se edhe Qeveria Shqiptare ka vendosur të lërë pa Buxhet Organizatat Jo Fitimprurëse.
Sipas “Open Data”, në datën 24 Janar, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i ka paguar shoqërisë shtetërore ALBCONTROL shumen 2 miliard leke ose 20.4 milion Euro.
Nëse shohim transaksionet e thesarit, kategoria e shpenzimit është “Transferta për institucionet jo fitimprurëse”, por përshkrimi përkon me “Transfertë për ALBCONTROL dhënie hua”.
ALBCONTROL rezulton një shoqëri publike (pronë e shtetit shqiptar) llogari të së cilës në banka jashtë vendit, janë konsideruar llogari dhe asete të shtetit shqiptar. Ato janë vënë nën sekuestro për zbatim të Vendimit të Arbitrazhit Ndërkombëtar ku biznesmeni Francesco Becchetti ka fituar kundrejt Qeverisë Shqiptare.
Transferta e datës 24 janar nuk është e para drejt ALBCONTROL por më herët pagesa është bërë përmes llogarisë Shërbimi i Borxhit në vlerën totale 3 miliard ose 30.6 milion Euro.
Sipas “Open Data”, në 14 muaj Shteti dhe Taksapaguesit kanë Kaluar tek ALBCONTROL 51 Milion Euro duke paguar kështu në mënyrë të tërthorte biznesmenin Becchetti dhe Keqqeverisjen e Kontratës nga pala Qeveria Shqiptare. Kjo shumë është më pak se gjysma e detyrimit të Becchetti ka ftuar në Arbitrazh.
Fondet për “Institucione Jo Fitimprurëse” janë fonde publike që destinohen për aktivitete dhe shoqata me veprimtari dhe shërbime të rëndësishme për publikun në kulturë, promovim, ndërgjegjësim apo integrim. Subjekte përfituese do duhet të jenë vetëm subjekte që veprojnë në bazë të Ligjit për Jofitimprurësit.
Por Rama duket se paratë e destinuara për to, i përdor për të shlyer borxhet. Po ashtu duket se po imiton presidentin Trump. /Pamfleti

Lini një Përgjigje