TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shkurt 2025, 13:30

Kamera, megafonë dhe shtylla me graso/ Nisin përgatitjet për protestën e opozitës, "blindohet" Kryeministria

Shkruar nga Pamfleti

Kamera, megafonë dhe shtylla me graso/ Nisin përgatitjet për

Kanë nisur përgatitjet e para për protestën që Partia Demokratike do të zhvillojë sot kundër korrupsionit të mazhorancës në pushtet dhe kryeministrit Edi Rama.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është duke u montuar podiumi, në të cilin demokratët do japin mesazhet e tyre për qytetarët.

Policia e Shtetit ka bllokuar që në orët e para të mëngjesit qarkullimin e mjeteve në bulevard, ndërsa punonjësit e kryeministrisë edhe këtë herë kanë veshur me mburojë metalike derën kryesorë të godinës.

Policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar çdo lëvizje të protestuesve, ku janë vendosur kamera sigurie në të gjitha shtyllat e ndriçimit para Kryeministrisë.

Po ashtu këto shtylla janë lyer edhe me graso që të mos lejohet ngjitja e protestuesve në to. Tubimi i thirrur nga opozita pritet të nisë në orën 17:00 dhe do të zgjasë deri në 20:00.

 

Lini një Përgjigje