
Përkrahësit e opozitës janë mbledhur pasditen e sotme në protestën kombëtare kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

Edhe në këtë protestë, kishte pankarta interesante që tërhoqën vëmendjen. Pankartat e mbështetësve të opozitës sollën në protestë, figura të njohura duke nisur nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e deri te Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Një prej protestuesve shihet me një pankartë tek duket kreu i PD-së Sali Berisha “krah” presidentit të SHBA, Donald Trump.

Një tjetër tregon në pankartë edhe verën me vlerë 30-mijë euro për të cilën Arben Ahmetaj akuzoi kryeministrin Rama se e konsumoi në një darkë.

Lini një Përgjigje