TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2025, 07:28

Temperatura deri në 28 gradë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 28 gradë, njihuni me parashikimin e motit për

Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal territorit shqiptar do të kushtëzohet nga moti i të paqëndrueshëm.

Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu, më të dukshme në zonat Veriore dhe Qëndrore. Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vendit ku priten rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.



 

Lini një Përgjigje