
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e shefit të qarkullimit Rrugor në Tiranë nga SPAK dhe dy zyrtarëve të tjerë të policisë.
Burime për mediat bëjnë me dije se për shefin e Policisë Rrugore të Tiranë Roven Zeka, shefin e oficerëve të policisë gjyqësore në këtë komisariat, Sokol Novaku, dhe oficerin e policisë gjyqësore në rrugoren e kryeqytetit Edison Tabaku, nuk ka asnjë asnjë masë sigurie nga GJKKO.
Prokurorja Elida Kaçkini pritet t'i drejtohet me kërkesë GJKKO-së me orët në vijim. Mësohet se nuk bëhet fjalë për mosreferim në prokurori të një aksidenti, por mosprocedim me arrestim.
Sipas të dhënave paraprake, zyrtarët dyshohet se kanë favorizuar kundrejt një shifre prej 2 mijë eurosh drejtuesen e një automjeti të përfshirë në aksidentin në fjalë. Kjo e fundit ka shkaktuar një aksident rrugor dhe është proceduar në gjendje të lirë, megjithse nga aksidenti 2 persona kishin marrë ndihmë mjekësore në spital.
Çështja e zyrtarëve të Policisë u zbulua nga përgjimet për një çështje tjetër hetimore.
Lini një Përgjigje