TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Prill 2025, 11:58

Festa e Pashkëve, Presidenti Begaj: Uroj të gjithë besimtarët e krishterë për shumë gëzim, begati e paqe

Shkruar nga Pamfleti

Festa e Pashkëve, Presidenti Begaj: Uroj të gjithë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, ku më pas uroi edhe të gjithë besimtarët e krishterë për sa më shumë besim dhe gëzim.

Presidenti u shpreh se kjo ditë e veçantë na fton për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes nesh.

“Ngjallja e Krishtit është një ditë e shenjtë, është dritë, është shpresë, është besim, është gëzim. Është një shenjë që na fton për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes nesh. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë për shumë gëzim, begati e paqe në këto pashkë të gëzuara”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj, kishte një mesazh edhe për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

 “Uroj për një të ardhme më të mirë dhe të ndritur për ta këtu, në vendin e tyre”, tha Presidenti Begaj.

Mesazh urimi përcolli dhe kryepeshkopi Joan: Dita e pashkës është ditë gëzimi. Le të shpresojmë që Pashka të sjellë gëzim dhe shpresë.

Lini një Përgjigje