
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka folur lidhur me 2 atentatet në Lezhë dhe Tiranë.
Ai u shpreh se kundërshtarët e Roan Brahimit janë të vendosur për hakmarrje dhe për të shkuar të gjithë familjen për shkak të të shkuarës kriminale të këtij të fundit.
Prençi shtoi se djegia e makinës është bërë duke kaluar perimetrin e hamërisë së Roan Brahimit, duke u djegur në afërsi të Mamurrasit.
“Të banosh në komplekset e vilave është risk jo luks. Sepse aty banojnë të pasurit, biznesmenët dhe familjet e kriminelëve. Organet e drejtësisë në Shqipëri nuk hetojnë se ku i kanë marrë paratë këta banditë, do të thotë që drejtësia është larg gjurmimit të pasurisë.
Rajoni me i inkriminuar në Shqipëri është qarku i Lezhës. Duke filluar nga Nikulajt, Prendi, Martinaj, Rexhët. Kemi implikime të politikës me botën e krimit, trafik drogë të pafund. Ende nuk di që strukturat e hetimit të krimeve dhe drejtoria kundër luftës së krimeve të rënda, të ketë bërë një analizë të këtyre personazheve të krimit. Kundërshtarët e Roan Brahimit janë të vendosur në hakmarrje për ta shuar si familje, për shkak të ngjarjeve kriminale të tij. Ai është personazhi më i dyshuar për ekzekutimin e një ish-punonjësi të policisë.
Djegia e makinës si fenomen i atentateve është bërë duke kaluar perimetrin e hamërisë së Roan Brahimit dhe është djegur në afërsi të Mamurrasit. Si ka mundësi aksi rrugor që ka disa biznese me kamera sigurie, nuk kanë identifikuar asnjë nga autorët qoftë gjatë lëvizjes për të kryer atentatin apo deri në asgjësimin e makinës. Kemi një grup kriminal me dy grupe zjarri që organizojnë 2 atentate dhe një polici shteti që s’ka 2 patrulla policie në një rajon të populluar si Lundra”, tha ai për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje