TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Prill 2025, 07:12

Temperatura deri në 22 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 22 gradë, njihuni me parashikimin e motit për

Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten në zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk priten reshje.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi; kryesisht Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do te gjenerohet dallgëzim i ulët.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11 / 19 °C, në vendet e ulëta: 9 / 22 °C dhe në vendet malore: 6 / 19 °C.

Lini një Përgjigje