TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Mars 2025, 21:49

‘Të përgatitemi për luftë, NATO po shpërbëhet’, eksperti i sigurisë: Shqipërinë e presin kohëra të vështira

Shkruar nga Pamfleti

‘Të përgatitemi për luftë, NATO po

Eksperti i sigurisë Arben Çuko tha se NATO ka nisur procesin e shpërbërjes edhe Shqipëria duhet të përgatitet me armatime, në rast se ndonjë luftë shpërthen në Evropë.

Unë po shikoj fillimin e procesit të shpërbërjes së NATO-s. Shpërbërja e NATO-s dhe largimi i Amerikës nga Evropa neve na lë zbuluar, ashtu siç jemi. Para shoqërisë shqiptare, pastaj para qeverisë dhe ushtrisë së saj, shtrohen disa probleme, shumë të mëdha për t’u zgjidhur, sepse kanë edhe kosto të mëdha në para dhe në kohë. Ne nuk kemi kohë të përgatitemi. Koncepti ynë luftarak, duhet të jetë ai i interesimit.

Pra me fuqinë bërthamore; “E ke ti, por e kam dhe unë.” Ne duhet ta adoptojmë këtë për ushtrinë. Siç e kishte Enver Hoxha. Që të plotësohet ky koncept, duhen reforma të mëdha në ushtri dhe në financa. Veprimi i parë për mua është të ndërmerret një fushatë e madhe sqaruese, që të sensibilizohen shqiptarë që na presin kohëra të vështira”, tha ai në emisionin Shqip.

Në vijim, Çuko tha se për të implementuar konceptin e interferencës na duhen rezervistët, sepse i kemi të pamjaftueshëm. Sipas tij, ky është hapi i parë dhe urgjent, ndërsa më pas sqaroi edhe hapat e tjerë.

Artileria jonë ka qenë dikur kalibri 120 e sipër, ne kemi pasur 1500 gryka zjarri. U shkatërrua gjithçka. Sot nuk kemi armatimet, artileri, me dronë. Ne duhet të përshtatim doktrinën e deterrencës, me ushtri shumë të fortë, nuk po them shumë të madhe. Neve na duhen 30 mijë ushtarake dhe këto i marrin me shërbim të detyrueshëm ushtarak, minimalisht 6 muaj. Nga këta 30 mijë, duhet të mbash ushtarakët profesionistë.

Trupa rezerviste na duhen shumë. Në rast lufte, këta 30 mijë ushtarakë, duhet të bëhen 90 mijë.

Të marrin raketa kundërtanke, artileri tub. Në mënyrë të menjëhershme ombrella kundërajrore, për të mbrojtur popullsinë.

Për aviacion na duhen 12 mjete ajrore moderne. Për shembull F-16, Rafale franceze është super.

Me flotën detare të përdorim përvojën ukrainase. Duhet të përdorim asimetrinë në kuptimin e një sistemi, BS15, suedez. Detyra e flotës sonë është bllokimi i Otrantos”, tha ai.

Lini një Përgjigje