TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Mars 2025, 18:02

Hetimi i fondeve amerikane në Shqipëri, DASH jep detaje: Do zhbëjmë humbjet dhe abuzimet

Shkruar nga Pamfleti

Hetimi i fondeve amerikane në Shqipëri, DASH jep detaje: Do

Prej më shumë se 1 muaji, me urdhër të Presidentit amerikan Donald Trump, ka nisur një hetim lidhur me të gjitha fondet e akorduara nga SHBA, kryesisht përmes USAID, në projekte të aplikuara në vende të ndryshme të Botës. Shqipëria është një nga vendet që ka përfituar fonde, edhe pse krahasuar me vendet e tjera të Rajonit, renditet e parafundit.

Po çfarë po ndodh me hetimin e fondeve të USAID për Ballkanin, ku përfshihet edhe Shqipëria?

Në përgjigjen zyrtare që DASH i ka dërguar Top News, thuhet se Departamenti i Shtetit dhe USAID kanë rishikuar rreth 15,600 dhënie, kontrata dhe grante për asistencë të huaj.

Sipas DASH, veprimet që po ndërmerr administrata po zhbëjnë sipas tyre dekada humbje, mashtrime dhe abuzime.

“Populli amerikan i dha një mandat Presidentit Trump për të çrrënjosur joefikasitetin në të gjithë qeverinë federale.

Sekretari ka punuar me zell që kur u betua për të rishikuar çdo dollar të shpenzuar në Departamentin e Shtetit të SHBA dhe USAID për të siguruar që burimet e taksapaguesve po përdoren për ta bërë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë.

Deri më sot, Departamenti i Shtetit dhe USAID kanë rishikuar rreth 15,600 dhënie, kontrata dhe grante për asistencë të huaj.

Veprimet që po ndërmerr administrata po zhbëjnë dekada humbje, mashtrime dhe abuzime. Siç tha Sekretari Rubio, “në afat të gjatë do të jetë e dobishme, sepse ne do të jemi në gjendje të themi se çdo program që ne jemi atje duke vepruar i shërben interesit kombëtar sepse na bën më të sigurt, më të fortë ose më të begatë”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Lini një Përgjigje