TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Mars 2025, 17:15

Takimi me mësuesit në Presidencë, Begaj: “7 Marsi’’, na kujton sakrificën e madhe të bërë ndër shekuj

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me mësuesit në Presidencë, Begaj: “7

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një pritje të veçantë në ndërim të mësuesve në pension, që kanë shërbyer ndër vite në arsim në zona të ndryshmë të Shqipërisë.

Presidenti ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim për përkushtimin e tyre në edukimin dhe formësimin e brezave.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e mësuesve në shoqëri, duke kujtuar vështirësitë dhe sakrificat që ata kanë bërë ndër vite. Ai i falënderoi në emër të çdo nxënësi për durimin, dashamirësinë dhe përkushtimin e tyre të palodhur.

Takimi me mësuesit në Presidencë, Begaj: “7

 “Kjo festë e bukur në nderim të njerëzve fisnikë që kanë shërbyer gjithmonë si model frymëzimi për urtësinë dhe dedikimin duhet të jetë dhe një ditë reflektimi për angazhimin tonë për të vlerësuar dhe mbështetur mësuesit në shoqëri. Një shoqëri që vlerëson mësuesit është shoqëri e ndërgjegjshme, pasi vetëm me edukimin cilësor të brezave ndërtohet një e ardhme e begatë dhe e qëndrueshme’’, u shpreh Begaj.

Takimi me mësuesit në Presidencë, Begaj: “7

Ai theksoi se “7 Marsi’’, na kujton sakrificën e madhe që na është dashur të bëjmë ndër shekuj për konsolidimin e institucioneve të nxënies dhe shkollimit, si dhe edukimin e brezave me gjuhën e bukur shqipe”.

Duke kujtuar rëndësinë historike të 7 Marsit, Presidenti u ndal edhe te sfidat e sotme në arsim, përfshirë ndikimin e teknologjisë në procesin mësimor.

Takimi me mësuesit në Presidencë, Begaj: “7

 “Një kompjuter mund të ofrojë informacion, por nuk mund të mësojë vlerat e jetës, të qytetarisë dhe jetesës në komunitet. Një algoritëm mund të analizojë të dhëna, por nuk mund të frymëzojë një fëmijë të ëndërrojë. Mësuesi është dhe do të mbetet faktori kyç në arsimim. Ai është ura mes dijes dhe formimit të karakterit, është udhërrëfyes i përdorimit të drejtë të teknologjisë bashkëkohore, nxitës i zhvillimit personal dhe frymëzues për të ndryshuar botën”.

Takimi me mësuesit në Presidencë, Begaj: “7

Lini një Përgjigje