
Analisti Ilir Demalia deklaroi se drejtësia në Shqipëri ka qenë e njëanshme. Si rast ai mori ngjarjet e Gërdecit, ku i përfshirë ishte djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha dhe 21 Janari, me dyshen Berisha-Meta, duke nënvizuar se në atë kohë pati pandëshkueshmëri, kur u “poqën të gjallë 26 vetë”.
“Për Shkëlzenin u bë film në Amerikë. U vranë 26 njerëz në Gërdec dhe nuk ndodhi asgjë, pati pandëshkueshmëri. Në kohën e Berishës nuk kishte fare drejtësi, kurse ky po e lë të paktën të punojë, ka 60 vetë para drejtësisë. Kjo drejtësi tani po godet në mënyrë të njëanshme, shifrat janë aty, 60 me 2. Edhe amerikanët e thanë më 2005 për Berishën, ‘nuk ka ndodhur kurrë që një njeri të rrëzohet me armë e të kthehet me votë’!”, tha ai për “Report TV”.
Në lidhje me temën e desorosifikimit të deklaruar nga Sali Berisha, Demalia vuri në dukje se i pari që e takoi dhe solli në Shqipëri Xhorxh Sorosin ishte pikërisht kryetari i PD-së.
Madje ai kujtoi se Berisha i mbështeti edhe në vitin 2012 komunitetin LGBTQ dhe martesat në gjini, teksa tani i sulmon.
“Këta janë aq keq sa dalin jashtë llogjike, do hanë dajak më 11 maj vetëm prej kësaj. Nga mënyra si flasin e sillen, në fund këta do marrin Noc Rrokun siç thotë kryeministri. Këta akuzojnë Ramën për komunist, këtej sulmojnë Sorosin e këtëj e kanë sjellë vetë, berisha e takoi. Ose në lidhje me martesat në gjini. Berisha është mashtrues, në tre fjalë ai dy i ka gënjeshtra”, tha Demalia.
Lini një Përgjigje