TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Mars 2025, 19:53

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët e tij do kërkojnë zëvendësimin e masës “arrest në burg”.

Në një intervistë për një emision televiziv, Petraj u shpreh se pas fitimit të mandatit, duhet pritur për certifikimin e zgjedhjeve nga KQZ.

“Ajo është një anë procedurale. Me certifikimin e zgjedhjeve, nëse zoti Meta zgjidhet deputet, po të presim, do bëjë betimin, por ka një shans. Avokatët e tij e dinë mirë procedurën. Në momentin që certifikohet, bëhet një kërkesë në gjykatë për lirimin e zotit Meta. Kjo është një anë e përshpejtuar. Nuk themi se në 12 maj, sa të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Mund të kemi kontestime, problematika. Në momentin që ai fiton mandatin, pala mbrojtëse ka detyrë ta marrë certifikimin dhe të bëjë kërkesën”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje