TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 20:47

SPAK me drejtues të ri, ish-prokurori: Vlera e tij do të shihet te dosjet e vjetra, përfshirë 21 janarin

Shkruar nga Pamfleti

SPAK me drejtues të ri, ish-prokurori: Vlera e tij do të shihet te

Ish prokurori Ervin Karanxha duke komentuar zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK, tha se ishte një garë e vështirë pasi të katërt kandidatët ishin në të njëjtin nivel.

Sipas tij, Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra ku përfshihet dhe 21 janari. Karanxha tha se Braho duhet të jetë ‘i ftohtë’ sa i takon çështjes më të nxehtë të drejtësisë, atë të vrasjes së katër protestuesve në bulevard.

”Është një person që ka mbaruar Magjistraturën, dhe kjo është pozitive. Duhet të kemi parasysh që të katër kandidatët, nga pikëpamja formale, i plotësonin kriteret, përfshirë filtrin profesional dhe atë familjar. Gara ka qenë e vështirë dhe edhe për KLP-në zgjedhja ka qenë sfiduese, por është bërë një përzgjedhje e duhur. Prokurori Braho do të shqyrtojë dosjet e vjetra; është e vërtetë që dosja e 21 janarit është një çështje e vjetër. Nuk është normale që dosjet e tilla të mbeten pa zgjidhur, ndaj prokuroria duhet t’i përfundojë. Mendoj se këto dosje do të jenë prioritare, dhe për 21 janarin Braho pritet të jetë i paanshëm dhe i ftohtë profesionalisht”, tha Karanxha për ‘Real Story’.

 

Lini një Përgjigje