TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 17:55

UPDATE/ Edicioni Informativ i orës 18:00; zhvillimet kryesore të ditës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni Informativ i orës 18:00; zhvillimet kryesore të
Edicioni Informativ

Klodian Braho u zgjodh drejtues i ri i SPAK me 7 vota, duke zëvendësuar Altin Dumanin më 18 dhjetor. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, përgëzoi zgjedhjen, duke vlerësuar pavarësinë dhe integritetin e tij në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në Kuvend, seanca për Avokatin e Popullit nxiti debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, me akuzime dhe tensione për firmat e kandidatëve.

Kryeministri Rama ka transferuar magazina të Rezervave të Shtetit për përdorim privat dhe po përdor inteligjencën artificiale për prokurimet publike, duke nxitur kritika ndërkombëtare.

AmCham paralajmëroi rreziqe nga projektligji “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”. Në rajon, protesta të fermerëve grekë bllokuan rrugën Kakavijë–Janinë, ndërsa SHBA nuk rifillon dialogun strategjik me Kosovën pa hapa konkretë nga qeveria.

Ndërsa në botë, kryeministri bullgar dha dorëheqjen pas protestave masive, NATO paralajmëroi kërcënimin rus, dhe kancelari gjerman diskutoi me Trump për Ukrainën. Maria Corina Machado mori Çmimin Nobel për Paqen, një letër e Princeshës Diana u zbuluar pas 30 vitesh, dhe çmimet e hoteleve dhe biletave për Botërorin 2026 janë rekord.

Ndiqni Edicionin Informativ në Youtube:

 

edicioni informativ pamfleti update

Lini një Përgjigje