TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 20:12

Prekëse në Vlorë, delfini përpiqet të ndihmojë ‘shokun’ e ngordhur në det (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Prekëse në Vlorë, delfini përpiqet të ndihmojë

Në një video të xhiruar në bregdetin e Vlorës shihet një delfin i ngordhur, ndërsa një tjetër delfin rrotullohet rreth tij dhe tenton disa herë ta shtyjë, sikur përpiqet ta ndihmojë.

Pamjet tregojnë ndjeshmërinë e këtyre krijesave detare, që shpesh shfaqin sjellje të ngjashme me ato sociale dhe emocionale të kafshëve shumë inteligjente.

Ende nuk dihen shkaqet e ngordhjes së delfinit nëse bëhet fjalë për shkaqe natyrore, sëmundje apo ndonjë ndikim të aktivitetit njerëzor. Autoritetet mjedisore pritet të kryejnë verifikimet përkatëse.

Lini një Përgjigje