TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 19:42

U kërcënua me jetë, reagon gazetari Osman Stafa: Nuk do të ndalem së denoncuari aferat te Onkologjiku

Shkruar nga Pamfleti

U kërcënua me jetë, reagon gazetari Osman Stafa: Nuk do të

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas kërcënimeve që ka marrë me jetë, lidhur me denoncimet për situatën tek Onkologjiku.

Stafa tha se ai shkon çdo ditë në Onkologjik ku takon dhjetëra pacientë të cilët ankohen për shërbimin e cunguar dhe mungesën e medikamenteve të cilat ndikojnë ndjeshëm në rekuperimin e tyre nga tumori.

Kjo është dhe arsyeja që mendoj se lidhet me kërcënimin që kam marrë. Po si mund të hesht kur në spitalin Onkologjik gjendjen 50 poltrona për pacientët ku ata mund të kryejnë kimioterapinë, dhe këto pajisje nuk u vihen në dispozicion pasi pritet të përurohen nga kryeministri”, tha gazetari Osman Stafa në “News 24”.

Ai theksoi se nuk do të ndalë së denoncuari problematikat në spital të cilat kanë shkaktuar jo pak drama sociale dhe tragjedi në familjet shqiptare, të cilët kanë humbur të shtrenjtët e tyre si pasojë e shërbimit të munguar në sistemin shëndetësor.



Lini një Përgjigje