
Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof ndodhet sot në Tiranë për të marrë pjesë në aktivitetin që do të organizohet sot me rastin e 5 vjetorit të SPAK.
Kasanof u emërua si pasuesi i Escobarit në korrik 2024. Sipas burimeve, Kasanof do të mbajë një fjalë të veçantë si përfaqësues i SHBA, që bashkë me BE, janë ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi.
Vizitën e parë në Tiranë, zyrtari i lartë amerikan, i cili është pasardhës i Gabriel Eskobar, e zhvilloi në selinë e delegacionit të Bashkimit Europian ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato.
Mbështetja e SHBA për reformën në drejtësi u shpreh qartë edhe nga e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, e cila theksoi se reforma ka vendosur standarde të reja dhe se populli shqiptar po sheh rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Lini një Përgjigje