TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Dhjetor 2024, 22:21

Rikthimi i Parashqevi Simakut, Irini Qirjako: Trauma më e madhe ishte braktisja nga djali, jo nga bashkëshorti

Shkruar nga Pamfleti

Rikthimi i Parashqevi Simakut, Irini Qirjako: Trauma më e madhe ishte

Sonte në të ''Të Pashoq'' artistja Irini Qirjako ka folur mbi bujën e madhe qe shkaktoi rasti i Parashqevi Simakut.

Momenti i publikimit të videos, çfarë përjetove në momentet kur pe Parashqevi Simakun në video?

Përjetova shok, edhe tani që flasim më dridhet turpi. Të shohësh një kolegen tënde një artiste të madhe në atë gjendje është tmerrësisht e dhimbshme dhe torturuese. Kam qarë disa ditë rresht. Jam artiste vetë edhe i di vlerat nga ana profesionale, talentin e saj, vokalin. Ëmbëlsinë, zërin e ngrohtë, diksionin e pastër, shpirtin që jepte ajo. Jo të gjithë këngëtarët e kanë feminilitetin e saj. Asaj ia dhuroi zoti të gjitha gjërat për të qenë artiste e kompletuar.

A kishe informacione për jetën e saj në SHBA?

Kur kemi vajtur në asambin shtetëror në 94, ne aty u përpoqëm ta takonim por nuk na u paraqit dhe nuk patëm mundësi ta takonim. Nuk e kontaktuam dot fare por nuk po e gjenim dot. Parashqevia ishte rang i lartë .Kemi dëgjuar që ajo ka pretendime për karrierën artistike. Donte të hynte në Hollywood dhe atëherë u gëzuam thamë ishalla realizohet. Më pëlqente që kërkonte më të mirën e mundshme dhe nuk rrinte në një vend. Kishte ambicie dhe vendosmëri për të arritur diçka. Nuk i pëlqente të këndonte në lokale pasi ke të bësh me një auditor heterogjen. Ajo ishte mësuar të këndonte vetëm në skenë. Më vonë morëm vesh që u martua me një muzikant amerikan, erdhi dhe këtu në festivalin e RTSH. Më vonë u zhduk dhe nuk dinim asgjë për të. Isha në merak sepse dija që diçka kishte ndodhur me këtë vajzë.  Kishte mbi një dekadë kjo gjendje e vështirë për të.

A ke folur me kolegë për të mësuar më shumë për jetën e saj përse përfundoi kështu?

Trauma më e madhe e saj ishte braktisja nga djali, jo nga bashkëshorti. I kanë marrë fëmijën nga prehri dhe e imagjinoj si ndihej pasi nuk e pa më. Kjo ishte goditje për të, priste në stacionin e autobusit çdo ditë në orën 6 me shpresën se djali i saj do vinte do ta takonte. Ajo pësoi goditje të madhe psikologjike dhe mendoj që nuk është mirë nga ana e shëndetit mendor dhe ka nevojë për mbështetje.

A mendon se ka diçka që nuk shkon në këtë histori ,sepse ka pasur miq në SHBA. Askush nuk  u ofrua ta ndihmojë?

Kush nuk do të ndihmojë nëse ti nuk e do ndihmë? Ajo u fut në botën e saj dhe nuk kërkoi ndihmë nga askush. U mundua Gëzim Nika 12 vite rresht për ta kërkuar por nuk e gjetën. E kërkoi dhe nipi në Amerikë dhe nuk e gjetën. Ajo u mbyll në botën e saj dhe u godit psikologjikisht.

A e justifikoni gjithë këtë bujë mediatike? A duhej vepruar kështu, a duhej publikuar çdo detaj i mundshëm në këtë moment të vështirë duke prishur imazhin e saj?

Duhej trajtuar më me delikatesë, por mua më ka shqetësuar njerëzit e paktë që flisnin në rrjetet sociale. Më kanë revoltuar dhe indinjuar se si mund të flasë më këtë gjuhë kaq të keqe dhe shpresoj mos t’i kenë bërë për klikime duke paragjykuar jetën e saj. Por, media bëri mirë që e bëri publike, sepse kështu e gjetëm.

 

Lini një Përgjigje