TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Dhjetor 2024, 20:45

Rastet e dhunës në familje, Avokatja e Popullit: Publikimi i detajeve të tepërta, rëndon psikologjikisht viktimat!

Shkruar nga Pamfleti

Rastet e dhunës në familje, Avokatja e Popullit: Publikimi i detajeve

E ftuar në podcastin “TëPashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-it, ishte Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca e cila foli për rastet e dhunës në familje e më gjerë.

Një nga shqetësimet që ngriti Ballanca ishte dhe abuzimi psikologjik që pësojnë viktimat e dhunës, nga publikimi i detajeve të tepërta nëpër media, gjë për të cilën ajo tha se duhet treguar më tepër kujdes.

Pjesë nga intervista:

Media zakonisht është përballur dhe me kritikat të tipit përse i hyjnë kaq thellë detajeve të një ngjarje të rëndë, pasi duket sikur inspiron të tjerë. Si duhet të veprojë media në këto raste?

Erinda Ballanca: Ka teoritë të ndryshme, unë besoj së pari media duhet jetë e drejtë në raportimin e vetë, pra raportimin që duhet bëj media nuk duhet ketë qëllim në vetë vete, vetëm për të marrë klikime. Parimi i parë, duhet të jetë e drejtë në raportimin duke mos dhënë detaje që riviktimizojnë sërish viktimën, sepse ky është një problem i madh që ndodh. Kjo pasi riviktimizimi i viktimës është një dhunë.

-Por si duhet ta raportojë media kronikën e zezë në vendin tonë?

Erinda Ballanca: Po detajet duhet të jenë të tilla, kjo është aksioma, detajet duhet të jenë të tilla që të mos riviktimizojnë përsëri personin. Edhe në rastet ku ka dhunë ekstreme, po dhe rastet e dhunës seksuale, për shumë, që mund të këtë raste fatkeqe, për bura, për gra, në manualet e miratuara për këtë çështje, thuhet që vetëm njëherë duhet pyetur gruaja, sepse dhe pyetja e vazhdueshme për një rast dhune seksuale, është një dhunë tjetër, që e riviktimizon dhe krijon probleme shumë të madhja personit.

A më tepër nëse ne kemi një, kemi një dëshmi në një vend shumë të vogël, dhe në cilën pjesa më e madhe e njerëzve njihen. Risjellja e kësaj e këtyre fakteve dhe këtyre veprimeve, sa do që e keqja më e madhe është dhuna që ka pësuar personi, do të vazhdoj për shumë nga këto gra dhe vajza që kanë qenë pjesë e veprimeve të dhunshme ti përndjek duke i bërë ato të ndihen n të veçuar, të ndihen ndryshe, dhe të tregohen me gisht. Pra, kanë vërtet problemet të rëndësishme psikologjike. Kjo e bashkuar dhe më një kulturë, ku ne nuk shkojmë te psikologu dhe nuk iu hapemi askujt, as miqve dhe shokëve bëhet dhumë e vështirë.

Lini një Përgjigje